Ndreca largohet nga Egnatia, trajneri Tetova: I uroj suksese

- Bota Sot

Ndreca largohet nga Egnatia, trajneri Tetova: I uroj suksese

Edison Ndreca largohet nga Egnatia. Një nga protagonistët e skuadrës rrogozhinase është përshëndetur me skuadrën pas ndeshjes me Elbasanin për të vazhduar karrierën e tij në Kazakistan.

Gjithçka është zbuluar në “Super Gol”, me trajnerin Edlir Tetova që i ka uruar fat lojtarit të tij në eksperiencën e re: “I uroj suksese, sepse është drejt fundit të karrierës.

E pamë të arsyeshme të bëjmë një tolerim, meqë erdhi një kontratë e mirë për atë dhe klubin”.

Për ndeshjen: “Në pjesën e parë u treguam të nxituar me topat vertikal.

Morëm golin e parë dhe të dytë në tranzicion, aty ku është pika e fortë e Elbasanit.

Më pas dominuam, Elbasani luajti me shumë portierë në portë”.



Read it all at Bota Sot