FIFA ka përditësuar ranglistën e kombëtareve për herë të parë në vitin 2026.
Senegali që u shpall kampion i Kupës së Afrikës mbrëmë ka pasur një ngritje për shtatë pozita dhe tani gjendet në vendin e 12-të në botë, duke kaluar edhe kombëtare të forta si Italia, Kolumbia e Zvicra.
Ndërkohë, ngritje ka pasur edhe Maroku.
Kjo e fundit, që nga vendi i 11-të është ngritur në vendin e tetë, duke lënë prapa Belgjikën, Gjermaninë dhe Kroacinë.