Rikthim me buzëqeshje, Musiala sërish në fushë pas makthit që zgjati 196 ditë

- Bota Sot

Rikthim me buzëqeshje, Musiala sërish në fushë pas makthit që zgjati 196 ditë

Jamal Musiala fillimisht u tregua i përmbajtur pas rikthimit të tij në fitoren e Bajernit, duke ua lënë fjalën shokëve të skuadrës.

“Jam shumë i lumtur për të që është sërish në fushë,” tha Kejn. “Ta shohësh atë buzëqeshje në fytyrën e tij, ta shohësh sërish në fushë…” Shoku i tij i skuadrës kishte kaluar një proces të gjatë rikuperimi, gjatë të cilit “tregoi një mentalitet të shkëlqyer,” theksoi Kejn.

Në Lajpcig, momenti më në fund erdhi në minutën e 87: Musiala u aktivizua në vend të Gnabrit dhe u rikthye në fushë 196 ditë pas dëmtimit të tij të tmerrshëm. Pavarësisht rikthimit të suksesshëm, drejtori sportiv Maks Eberl uli pritshmëritë për yllin e ri në javët në vijim. Cili është plani për Musialën?

“Të kënaqet në janar, të marr disa minuta, të ndërtoj formën fizike, që të jetë gati për fazën vendimtare.”



Read it all at Bota Sot