Skuadra spanjolle nuk negocion çmimin e sulmuesit shqiptar, largohet për jo më pak se 50 milionë euro

- Bota Sot

Skuadra spanjolle nuk negocion çmimin e sulmuesit shqiptar, largohet për jo më pak se 50 milionë euro

Mallorca nuk ka ndër mend që të negociojë për shitjet e futbollistit Vedat Muriqi.

Nëse një klub do të kërkojë shërbimet e tij atëherë duhet që të paguajë një shifër që shkon deri në 50 milionë euro.

Siç dihet dinamikat e merkatos kanë ndryshuar shumë gjatë muajit janar pasi Fernebahçe po përgatitet për të humbur sulmuesin e saj kryesor.

Klubi turk kërkonte që të rikthente në Stamboll, Vedat Muriqin, por në këtë pikë duket se Mallorca do të jetë pengesë.

Klubi iberik nuk do të negociojë klauzolën e shitjes së Muriqit pasi e di fare mirë se paraqitjet e tij mund të kenë zgjuar interesin edhe të skuadrave të Premier League për të cilat shifra të tilla nuk janë problem.



Read it all at Bota Sot