Moment me peshë për Mario Mitajn

- Bota Sot

Moment me peshë për Mario Mitajn

Al Itihad do e luajë ndeshjen e radhës përballë Al Qadisijah. Kampionët e Arabisë Saudite do të kërkojnë të kthehen te fitorja, pikërisht në transfertën e së enjtes.

Trajneri Konseisao po planifikon ndryshime në formacion për këtë sfidë. Gjasat janë që edhe Mario Mitaj të kthehet në skuadër.

Periudha prej katër ndeshjesh në tribunë është më e gjata, që mbrojtësi i Kombëtares ka provuar si zgjedhje teknike e trajnerit. Konseisao është shprehu se gjithçka lidhet me numrin e lojtarëve të huaj që lejohet.

Bëhet fjalë për tetë lojtarë të huaj që lejohen. Mitaj nuk e ka parë vetën në këtë listë për katër ndeshjet e fundit. Mungesa e tij është ndjerë në pesë javë, por te e para ishte për shkak pezullimi nga kartonët.



Read it all at Bota Sot