Pep Guardiola nuk do t’i lërë asgjë rastësisë!
Ndeshja e sotme në Ligën e Kampioneve mes Bodo/Glimt dhe Mançester Sitit vendos përballë dy skuadrat që janë në skajet e kundërta të klasifikimit, por për të cilat fitorja është një objektiv shumë i rëndësishëm.
Norvegjezët presin anglezët në fushën e tyre dhe padyshim duan një sukses për të mbajtur gjallë shpresat e vakëta që kanë për vazhdimin e mëtejshëm në turne.
Ndërkohë, për Sitin është i rëndësishëm një sukses për të qëndruar në tetëshen e parë, ndaj Guardiola ka hedhur në fushë “artilerinë e rëndë”.