Macron paralajmëron për zhvendosje drejt botës pa rregulla, Trump dyfishon kërkesat për Groenlandën

- Bota Sot

Macron paralajmëron për zhvendosje drejt botës pa rregulla, Trump dyfishon kërkesat për Groenlandën

Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëron për "një zhvendosje drejt një bote pa rregulla", ndërsa Donald Trump dyfishon kërkesat e tij për të zotëruar Groenlandën.

Duke iu drejtuar udhëheqësve botërorë në Davos, Macron e quan "akumulimin e pafund të tarifave të reja" nga SHBA-ja "thelbësisht të papranueshme", shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Kjo vjen pasi Donald Trump njoftoi tarifa të reja për vendet që kundërshtuan planin e tij për Groenlandën.

Më parë, Trump tha se nuk kishte "kthim prapa" në planin e tij, duke pretenduar se "Groenlanda është e domosdoshme për sigurinë kombëtare dhe botërore".

Ndërkohë, Parlamenti Evropian është gati të pezullojë miratimin e një marrëveshjeje tregtare me SHBA-në mes thellimit të debatit mbi Groenlandën.



Read it all at Bota Sot