Marko Asensio ka fituar gjithçka në karrierën e tij në nivel klubesh në vitet kur ka veshur fanellën e Real Madrid, mes të cilave edhe tre Liga Kampionesh.
Por duket se për Domeniko Tedeskon, trajnerin e Fenerbahçes, ai ka ende nevojë për disa leksione taktike.
Dhe këto leksione taktike ia ka dhënë mesfushorit spanjoll gjatë ndeshjes të Fenerbahçes ndaj Alaniaspor këtë fundjavë. Ai thirri në anë të fushës spanjollin dhe duke vendosur disa shishe uji përpara tij, ia shpjegoi vendosjen taktike.
Duket se këto shpjegime funksionuan, pasi Asensio pak minuta më vonë dha asisitn për golin e Taliska, që vulosi fitoren 3-2 në transfertë.