Berat Gjimshiti ka lënë shumë shpejt pas dëmtimin që ka pësuar dhe do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në ndeshjen delikate të Atalantës në Ligën e Kampioneve ndaj Klub Bryzhit.
Mbrojtësi, futbollisti i vetëm i Kombëtares shqiptare që ka regjistruar mbi 30 ndeshje në këtë turne, u dëmtua 10 ditë më parë në ndeshjen ndaj Torinos në kampionat.
Por ashtu sicc ka ndodhur shpesh me të, ka djegur etapat duke u rikuperuar në kohë rekord, për të qenë i gatshëm për duelin që mund të dekretojë vijimësinë e bergamaskëve në turneun më të rëndësishëm për klube.
Edhe trajneri Rafaele Paladino, u pyet sot në konferencë rreth situatës së mbrojtësit dhe ai e bëri të qartë se prania e Gjimshitit ishte e sigurt. “Berati është i gatshëm”, ishin fjalët e tij rreth situatës së mbrojtësit.