Një përforcim në mbrojtje dhe dy në sulm

- Bota Sot

Një përforcim në mbrojtje dhe dy në sulm

Barcelona nuk do të bëjë asnjë lëvizje në merkaton e janarit, pasi klubi katalanas po mendon që tani për merkaton e verës së ardhshme.

“Mundo Deportivo” zbulon se Barcelona synon të bëjë të paktën 3 përforcime me patjetër: një qendërmbrojtës, ideali do të ishte të luante me këmbën e majtë, një sulmues anësor dhe sulmues qendëror.

Për qendrën e mbrojtjes, dëshira e madhe e Barcelonës është kroati i Manchester City, Josko Gvardiol, por nuk mbeten pas as Alessandro Bastoni i Interit dhe Nico Schlotterbeck i Borussia Dortmundit.

Tre lojtarët e përmendur i përshtaten më së miri profilit të kërkuar nga Hansi Flick për qendrën e mbrojtjes.

Përsa i përket sulmuesit anësor, prioriteti kryesor është blerja përfundimtare e Marcus Rashford për 30 milionë euro.

Për sulmuesin qendëror, Barcelona duket se është e gatshme të bëjë gjithçka për të transferuar Julian Alvarez. Kosto e transferimit të argjentinasit do të jetë minimumi 100 milionë euro.



Read it all at Bota Sot