Në fushë kampionët e PSG-së dhe Napoli!
Do të startojnë në orën 21:00, shtatë duelet e vlefshmë për Ligën e Kampionëve.
Përveç dy supersfidave, Inter-Arsenal dhe Real Madrid-Monako, edhe 5 përballjet e tjera, pritet të jenë tepër të luftuara.
Napoli do të kërkojë triumfin në transfertë ndaj Kopenhagen, ndërkohë që Totenhemi mat forcën me gjermanët e Dortmundit. Kampionët e PSG-së janë mysafirë në Portugali ndaj Sportingut.
Duel tepër i luftuar dhe ai mes Vijarealit dhe Ajaksit.