Klubin e futbollit Besa nga Peja e pret punë e vështirë në stinorin pranveror.
Ekipi pejan ka rikthyer futbollistin Norik Krasniqi.
Synimi i Besës është që të sigurojnë ekzistencën në Ligën e Parë të Kosovës.
“Norik Krasniqi rikthehet në shtëpi!
Pas një periudhe larg fanellës verdhezi, Norik Krasniqi rikthehet te klubi i tij, aty ku gjithçka ka nisur.”, thuhet në njoftimin e Besës.