Vëllaznimi ka ambicie të qarta, rikthimin në shoqërinë e më të mirëve.
Skuadra gjakovare renditet në vend të gjashtë me 34 pikë në Ligën e Parë të Kosovës.
Për t’u përgatitur sa më mirë kanë shtegtuar në shtetin shqiptar.
“KF Vëllaznimi ka mbërritur në Shqipëri, ku ka nisur fazën tjetër përgatitore për vazhdimin e sezonit. Skuadra ka zhvilluar tashmë seancat e para stërvitore me intensitet të lartë dhe fokus maksimal.
Gjatë kësaj faze janë planifikuar edhe ndeshje miqësore, që do të shërbejnë për testimin e formës dhe konsolidimin e ekipit.
Përgatitjet klubi ynë po i zhvillon në kampin stërvitor Egnatia , me ç’rast falënderojmë klubin lider të Superligës Shqiptare, KF Egnatia, për mikpritjen e ngrohtë dhe bashkëpunimin korrekt.
Me punë të strukturuar dhe objektiva të qarta, KF Vëllaznimi vazhdon përpara”, thuhet nga skuadra gjakovare.