Nuk ndal kurrë provokimet e tij

- Bota Sot

Nuk ndal kurrë provokimet e tij

Jose Mourinho nuk ndal kurrë provokimet e tij dhe para sfidës kundër Juventusit në Ligën e Kampioneve, trajneri aktual i Benfikës, ka lëshuar atë të radhës.

Duke folur para mediave, ai ka deklaruar se është gati të marrë drejtimin e Juventusit, edhe pse shihet si armik nga tifozeria bardhezi, falë të kaluarës së tij tek Interi, ku padyshim nuk do të lumturonte tifozerinë zikaltër.

“Raporti me Spaletin nuk është i rëndësishëm, por si në Itali, ashtu edhe në Portugali, këto gjëra duken të rëndësishme. Historia e vërtetë është sfida mes Juventusit dhe Benfikës në Ligën e Kampioneve”, tha fillimisht Murinjo, i cili më pas iu përgjigj pyetjes nëse priste vërshëllima në stadium në Torino.

“Kam luajtur këtu si kundërshtar me Interin, Romën dhe Mançester Junjatid. Është e qartë se të luash këtu me Interin është e ndryshme.

E gjithë kjo ka lindur prej Interit. Është fantastike të luash këtu, pasi është një ambient shumë i zjarrtë dhe tipik për Juven.

Lojtarët e Benfikës e dinë se si luhet kundër një skuadre të madhe dhe kush vesh fanellën tonë, e di që duhet dhënë gjithçka në fushë. Kemi shumë dëmtime, por mbetemi gjithmonë Benfika dhe duam të luajmë ndeshjen e fundit me mundësinë për t’u kualifikuar.

A do drejtoja Juven? Për mua surpriza e vetme është kur trajnerë pa histori kanë mundësinë të drejtojnë skuadrat më të forta në botë. Kur Milani merr Maksin, Juvja Luçianon dhe Roma Gasperinin, për mua nuk është kurrë një surprizë. A do të drejtoja Juventusin? Sigurisht!”, ishte përgjigja e Murinjos.



Read it all at Bota Sot