Bernardo Silva drejt La Liga-s

- Bota Sot

Bernardo Silva drejt La Liga-s

Emri i Bernardo Silva-s është rikthyer sërish në planet e Barcelonës për përforcimin e repartit ofensiv.

Sipas “El Chiringuito”, klubi katalanas po shqyrton mundësinë e transferimit të portugezit, duke përfituar nga situata e tij. Kontrata e 31-vjeçarit me Manchester City-n përfundon verën e ardhshme dhe deri më tani nuk ka njoftime për rinovimin e saj.

Kjo rrethanë krijon kushte më favorizuese për Barcelonën, e cila mund ta afrojë lojtarin me kosto zero si lojtar i lirë. Silva vlerësohet si një profil që përshtatet plotësisht me filozofinë e lojës së klubit spanjoll falë aftësive të tij teknike dhe eksperiencës së gjatë.

Megjithatë, Barcelona pritet të ketë konkurrencë, pasi edhe Juventus ka shprehur interes për shërbimet e mesfushorit.

Pas nëntë vitesh qëndrimi te “qytetarët”, e ardhmja e portugezit shihet larg Premier League.



Read it all at Bota Sot