Roberto De Zerbi shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Manchester United, për sezonin e ardhshëm.
Aktualisht, ekipi drejtohet nga Michael Carrick, i cili siguroi një fitore të rëndësishme 2-0 në derbin kundër Manchester City-t, por roli i tij mbetet i përkohshëm deri në verë.
Sipas raportimeve të “Daily Mail”, drejtuesit e klubit anglez janë të mahnitur nga puna e De Zerbit, veçanërisht pas suksesit të tij të mëparshëm me Brighton në Premier League.
Trajneri italian, i cili aktualisht drejton Marseille, e nisi aventurën në Francë në qershor 2024 dhe e mbylli sezonin e kaluar në vendin e dytë.
Kontrata e tij me Marseille skadon në vitin 2027, çka do të kërkonte negociata mes klubeve për një lëvizje të mundshme.