“Shtangen” te Flamurtari, futbollisti 600 mijë eurosh mbyll papritur aventurën

- Bota Sot

“Shtangen” te Flamurtari, futbollisti 600 mijë eurosh mbyll papritur aventurën

Një largim i papritur ka ndodhur te Flamurtari. William Baeten nuk është më pjesë e kuqezinjve, me 28-vjeçarin që është larguar nga vlonjatët.

Belgu ishte një nga afrimet e bujshme të klubit, i cili në merkaton e verës krijoi përshtypjen e një futbollisti mjaft cilësorë që do të bënte diferencën në Superiore.

Por diçka e tillë nuk ndodhi dhe pavarëësisht vlerës së tij prej 600 mijë eurosh nga “Transfermarkt” ne atë periudhë, nuk ia doli të lërë gjurmë në Vlorë.

Kjo ndikoi edhe në rënien e vlerës së tij në “Transfermarkt”, ku tashmë vlen 350 mijë euro.

Mesfushori nuk arriti të bindë drejtuesit, por as nuk gjeti dot hapësirat e dëshiruara dhe në këtë mënyrë mbyll aventurën e tij te Flamurtari.

Si kuqezi luajti në 12 ndeshje, ku shënoi 2 gola dhe dhuroi 2 asiste në Kupën e Shqipërisë, teksa në total ishte në fushë për 530 minuta.



Read it all at Bota Sot