Ndërpresin bashkëpunimin me klubin

- Bota Sot

Ndërpresin bashkëpunimin me klubin

Pogradeci është një nga skuadrat që në këtë merkato ka afruar disa futbollistë cilësorë në mënyrë për të përforcuar ekipin për pjesën e mbetur të sezonit.

Por nga liqenorët nuk ka vetëm afrime, por edhe lëvizje në dalje.

Kështu dy largime të papritura kanë ndodhur te skuadra e Emiliano Çelës. Nuk do të jenë më pjesë e Pogradecit lojtarët Santiago Rodriguez dhe Redon Raza.

I pari që është nga Venezuela ka luajtur në 20 ndeshje me liqenorët, ndërsa i dyti ka mundur të jetë protagonist vetëm në 9 sfida.

Të dy futbollistët kanë ndërprerë bashkëpunimin me klubin, duke i dhënë fund aventurës së tyre në Pogradec.



Read it all at Bota Sot