Frank Lampard mund të rikthehet në Premier League gjatë këtij viti.
Legjenda e futbollit anglez është në listën e ngushtë të skuadrës nga Londra, Crystal Palace.
Lampard shihet si zëvendësues kryesor i trajnerit, Oliver Glasner, i cili do të largohet nga Palace në fund të këtij sezoni.
Ish-trajneri i Chelseat dhe Evertonit momentalisht është te Coventry City dhe është në rrugë të drejt për ta rikthyer këtë klub në Premier League.