Bayerni ka shansin të siguroj kualifikimin direkt për në raundin e 16 kundër Union Seint-Zhilua.
Rekordi i trajnerit shërben si paralajmërim. Vinsent Kompani, si trajner i Bajernit, është po aq larg pasjes së një “ekipi ters” sa Borusia Dortmund është nga Bajerni.
Belgu ka pësuar gjithsej 10 humbje në pankinën e bavarezëve. Union Seint-Zhilua, kundërshtari i radhës i Bajernit, luan kështu një rol të veçantë.
Si trajner i Anderleht, Kompani fitoi përballjen e parë me këtë ekip. Që atëherë, Anderleht dhe Kompani janë përballur edhe katër herë të tjera me SeintZhilua në kampionat, duke i humbur të gjitha katër ndeshjet.
“Ishin kohë të tjera,” thotë sot 39 vjeçari. Megjithatë, ai mund të nxjerr diçka pozitive nga ajo periudhë dhe, si gjithmonë, të siguroj me bindje se kampionët belg nuk duhen nënvlerësuar aspak. Sidomos duke pasur parasysh se ata kanë fituar dy nga tre ndeshjet e tyre jashtë fushe deri tani në Ligën e Kampioneve.
“Ata po bëjnë një punë shumë të mirë,” i vlerëson Kompani. “E di që janë të rrezikshëm. Marrin vendime fantastike dhe kanë skautim të shkëlqyer.”
Dhe skuadra duket se vazhdon të funksionoj mirë pavarësisht ndryshimeve të trajnerëve, të cilët joshen nga “klube më të mëdha”. Seint-Zhilua, kundërshtari i dytë belg i Bajernit në këtë fazë të ligës, është edhe një herë në krye të tabelës në Belgjikë.
“Është një ekip ndryshe nga atëherë, por ende luajnë në të njëjtën mënyrë,” gjë që bashkatdhetari i tyre Kompani e kishte natyrisht si kompliment.
“Nuk kanë shumë presion nga mediat. Ata bëjnë punën e tyre, dhe është bukur për tu parë.”
Megjithatë, për Bajernin kjo është një ndeshje që duhet fituar, sidomos duke pasur parasysh pozicionin e tyre.
Një fitore do t’i mundësonte gjermanëve të kualifikoheshin drejtpërdrejt në raundin e 16.
Për më tepër, nëse Bajerni e mbyll fazën e ligës mes katër më të mirëve, do të kishte edhe avantazhin e fushës në ndeshjen e dytë të një çerekfinaleje të mundshme.