Sonte në mbrëmje Galatasaray pret Atletico Madrid në Stamboll, në një përballje vendimtare për të ardhmen e të dyja skuadrave në Champions League.
Turqit kërkojnë një fitore për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit, ndërsa spanjollët synojnë të konfirmojnë formën e tyre të mirë dhe të marrin 3 pikët e rëndësishme.
Galatasaray vjen në këtë ndeshje me presion të madh, pasi çdo rezultat tjetër përveç fitores do ta bëjë të vështirë kalimin e grupit.
“Rams Park” do të jetë një fushë e nxehtë, ku tifozët pritet të krijojnë atmosferë të zjarrtë dhe të mbështesin ekipin në kërkim të një mrekullie.
Për Galatasarayn, kjo ndeshje është si një “finale” dhe çdo gabim mund të kushtojë shumë. Megjithatë, turqit kanë treguar se janë të rrezikshëm në shtëpi dhe janë në gjendje të shkaktojnë surpriza ndaj ekipeve të mëdha.
Nga ana tjetër, Atletico Madrid konsiderohet favorit, por në futboll nuk ka asgjë të sigurt. Ekipi i Diego Simeones ka një linjë të fortë mbrojtëse dhe di të fitojë ndeshje me presion të lartë. Spanjollët kanë treguar një formë të qëndrueshme në kampionat dhe në Champions League, dhe një fitore sonte do t’i vendoste në një pozicion shumë të favorshëm për kualifikim tutje.
Kjo ndeshje zhvillohet sot nga ora 18:45.