Xavi vlerëson maksimalisht Guardiolën

- Bota Sot

Xavi vlerëson maksimalisht Guardiolën

Pep Guardiola festoi të dielën 55-vjetorin e lindjes, ndërsa vlerësimet për të vazhdojnë të vijnë nga figura të mëdha të futbollit botëror.

Ish-kapiteni i Barcelonës, Xavi Hernandez, e ka cilësuar Guardiolën si trajnerin më të mirë në botë dhe një figurë që ka ndryshuar vetë thelbin e lojës.

Pep është trajneri më i mirë në botë. Ai ndryshoi futbollin. Jo vetëm ekipet, por vetë futbollin”, ka deklaruar Xavi, duke përmbledhur ndikimin e jashtëzakonshëm që Guardiola ka pasur në zhvillimin modern të këtij sporti.

Karriera e Guardiolës është e mbushur me suksese dhe trofe, duke e renditur atë në mesin e trajnerëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Ai ka fituar tituj në Spanjë, Gjermani dhe Angli, si dhe trofe ndërkombëtarë me Barcelonën, Bajern dhe M.Sitin. Me filozofinë e tij të lojës, dominimin taktik dhe stilin unik të posedimit të topit, Guardiola ka ndikuar thellë në breza të tërë trajnerësh dhe lojtarësh, duke u konsideruar nga shumë si një nga arkitektët e futbollit modern.



Read it all at Bota Sot