Negociatat midis Juventusit dhe Crystal Palace për transferimin e sulmuesit Jean-Philippe Mateta kanë ngecur për momentin.
Klubi anglez kërkon pagesën e menjëhershme të kartonit, ndërsa bardhezinjtë kanë ofruar një formulë pagese të kushtëzuar nga kualifikimi në kupat e Europës.
Ndërhyrja e fundit e Aston Villës në garë ka rritur vlerën e lojtarit në afërsisht 40 milionë euro, duke e vështirësuar arritjen e një marrëveshjeje.
Për këtë arsye, drejtuesit e Juventusit kanë kthyer vëmendjen drejt objektivit tjetër, Youssef En-Nesyri.
Sulmuesi maroken pritet të largohet nga Fenerbahçe dhe shihet si alternativa kryesore për repartin ofensiv.
Plani i klubit italian parashikon një huazim me pagesë deri në fund të sezonit, me opsion blerjeje që mund të arrijë në 20 milionë euro. Kjo lëvizje do t’i lejonte Juventusit të vlerësonte performancën e lojtarit përpara se të vendoste për blerjen përfundimtare në verë.