Pesë gola në shtatë ndeshje të Kupës së Afrikës, penalltia e mallkuar dhe një top i humbur, shënjuan aventurën e Brahim Diazit gjatë kompeticionit me Marokun.
Ai u shpall golashënuesi më i mirë i turneut, por u dëshpërua dhe shpërtheu në lot pasi dështuan të fitonin trofeun që kishin 50 vjet që e prisnin.
Presidentit të Qeverisë Marokene, Aziz Ajanuch i doli në mbrojtje lojtarëve veçanërisht futbollistit të Real Madridit: Ju keni fituar zemrat e të gjithë marokenëve.
Kam një mesazh të veçantë sepse pashë që Brahim Diaz ishte shumë i impresionuar. Në fakt, ai ishte zbulimi i këtij turneu dhe golashënuesi më i mirë.”
Duke u kthyer te vendimi i tij për të përfaqësuar Marokun, presidenti deklaroi: “Ai zgjodhi vetë të bashkohej me ekipin kombëtar dhe të vishte fanellën e Marokut.
Ju nuk fituat vetëm ekipin kombëtar, ju fituat zemrat e të gjithë marokenëve. Futbolli përbëhet nga fitore dhe humbje, fati nuk ishte në anën tonë”.