Skuadra e elitës së futbollit dhe të Ligës së Parë të Kosovës, po zhvillojnë ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për pjesën e dytë të kampionatit.
Sot janë takuar Liria e Prizrenit dhe Ramiz Sadikut.
Liria e ka fituar ballafaqimin me rezultat minimal 1:0 ndaj Ramiz Sadikut të Prishtinës.
“Golin për ekipin tonë e realizoi Feldis Mustafi”, shkruan në faqen e FC Liria.
Skuadra prizrenase renditet në vend të pestë me 36 pikë në pjesën vjeshtore, pesë më shumë se Ramiz Sadiku në vendin e shtatë.