Prishtina ka pasur gjeneratë të jashtëzakonshme në edicionin 1989 - 1990 dhe për një fije të flokut nuk u rikthye në Ligën e Parë ish jugosllave.
Djelmoshat e Prishtinës ishin halë në sy për regjimin ish jugosllav.
Patën shumë telashe, duke u nisur nga incidenti i rëndë në ndeshjen me Proleterin e Zrenjaninit me 8 prill të vitit 1990 në stadiumin e Prishtinës.
Dhjetë ditë para kësaj sfide (më 28 mars), Prishtina e demoloi me rezultat 3:0 Borcin e Çaçakut nga Serbia.
Duhet veçuar Sunaj Keçin i cili shënoi gol të bukur në minutën e 38-të, duke e parabolluar portierin Nikitoviq
Besnik Kollari shënoi në minutën e 43-të dhe Ardian Koznikun realizoi në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 52-të.
E veçanta është se Prishtinë thyen rekord me shikueshmëri në Ligën Dytë Unike ish jugosllave, me Proleterin (0:0 – 5:6 me penallti)) tuboi 20 mijë shikues e me Zemunin (4:0) mbi 30 mijë shikues.
Pas javës së 25-të, Sutjeska kryesonte me 33 pikë, pasuar nga Proleteri 31, Zemuni 31, Prishtina 30, Dinamo e Vinkovcit 28, Slloboda e Uzhicës 28, Shibeniku 27, Pelisteri 25, Iskra 23, OFK Beogradi 23, Kikinda 23, Goshk Jugu 22, Napredaku 22, Borci 20, Maçva 20, Rudari i Prijedorit 18, Leotari 18, Liria 17, Çeliku 12 e Mlladosti 7 pikë.
28 mars, 1990, Prishtina - Borci 3:0
Stadiumi i qytetit në Prishtinës.
Shikues: 8.000.
Gjyqtar kryesor Zoran Shumar (Hrasnica) ndihmësgjyqtarë: Dusha Gjukeliq (Llazrevci) e Adem Fazligiq (Çaplina).
Shënues: Keçi (38), Kollari (43) e Kozniku (52).
Kartona të verdhë: Kolenoviq - Ristiq e Kovaçeviq.
Prishtina: Bozhidar Vuksanoviq 7, Arbnor Morina 8, Avni Stublla 8, Sunaj Keçi 8, Gani Llapashtica 8, Muhamed Kolenoviq 8, Arbër Hasangjekaj 8, Besnik Kollari 8, Muharrem Sahiti 7 (Adil Vokrri), Eroll Salihu 7 dhe Ardian Kozniku 8.
Borci: Nikitoviq 8, Dmitroviq 6, Jeliq 6, Markoviq 7, Rrëshumoviq 7, Luiçiq 6, Mariçiq 6, Ristiq 6 (Kovaçeviq 6), Vërcaloviq 6 (Tanaskoviq), Shushiq 7 dhe Hiviçiq 6.