Mourinho befasohet nga tifozët e Romës në Torino

- Bota Sot

Mourinho befasohet nga tifozët e Romës në Torino

Jose Mourinho është rikthyer sërish në Itali, këtë herë si trajner i Benfikës, e cila mbrëmjen e sotme do të përballet me Juventusin në një ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve.

Rikthimi i “Special One” në tokën italiane nuk ka kaluar pa emocione, sidomos për lidhjen e veçantë që ai vazhdon të ketë me Romën dhe tifozët e saj.

Mbrëmjen e kaluar, Murinjo u surprizua në hotelin ku qëndronte nga disa tifozë të Romës, të cilët i dhuruan një poster simbolik në ngjyrat verdhë e kuqe, si shenjë mirënjohjeje për periudhën e kaluar në kryeqytet.

Trajneri portugez zbriti personalisht për t’i takuar tifozët, duke treguar edhe një herë respektin dhe afeksionin që ka për ta.

I prekur nga gjesti, Murinjo e falënderoi grupin e tifozëve dhe u ndal për disa çaste për të biseduar me ta.

I pyetur nëse një rikthim i mundshëm te Roma është diçka që mund të ndodhë në të ardhmen, ai dha një përgjigje enigmatike, tipike për stilin e tij: “Nuk i dihet kurrë…”.

Deklarata e portugezit ka mjaftuar për të ndezur menjëherë fantazinë e tifozëve romanistë, të cilët vazhdojnë ta konsiderojnë Murinjon si një figurë të veçantë në historinë e klubit.

Ndërkohë, vëmendja e tij është e përqendruar te përballja e mbrëmjes ndaj Juventusit të drejtuar nga Luciano Spalletti, në një duel që pritet të jetë i fortë dhe me peshë për ecurinë në Champions League.

Edhe pse aktualisht është në pankinën e Benfikës, marrëdhënia e Mourinhos me Romën duket se mbetet e fortë, ndërsa fjalët e tij të fundit tregojnë se historia mes palëve mund të mos ketë marrë ende fund.



Read it all at Bota Sot