Shqiptari që po mend klubet angleze e franceze

- Bota Sot

Shqiptari që po mend klubet angleze e franceze

Interesimi për transferimin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare Anis Mehmeti, po rrit çdo ditë e më shumë.

Gara për sigurimin e shërbimeve të 25-vjeçarit po “gumëzhinë”, ndërsa në “skenë” është futur edhe një klub francez.

Bëhet fjalë për Toulouse, të cilët militojnë rregullisht në Ligue 1.

Për Mehmetin, kanë hedhur “rrjeta” edhe skuadra të tjera si Ipswich, Wolves apo Burnley.

Deri në këtë moment, ekipi aktuali i shqiptarit, Bristol City nuk ka rinovuar kontratën me të, çka do të thotë se nëse nuk shitet gjatë kësaj dritare transferimesh, rrezikon të largohet falas gjatë verës.

Në 28 ndeshje të zhvilluara të Championship këtë sezon, Anis Mehmeti e ka gjetur golin me Bristol në 8 raste, e shoqëruar edhe me 6 asiste.



Read it all at Bota Sot