Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita e Gjilanit, ka vendosur për fatin e portierit të talentuar Eron Isufi.
Drita e transferon Isufi të Tefik Çanga e Tërnit, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me FC Drita për huazimin e portierit shumë të talentuar Eron Isufi.
Isufi njihet për shkathtësinë, gjatësinë dhe sigurinë që ofron në portë, duke qenë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën tonë.
Mirë se vjen, Eron!
Së bashku drejt sukseseve të reja!”, njofton KF Tefik Çanga.