Kriza te Lazio

- Bota Sot

Kriza te Lazio

Lazio po përballet me një moment të vështirë, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Situata paraqitet e tensionuar, me raportin mes trajnerit Maurizio Sarri dhe presidentit Claudio Lotito që duket në nivelin në të ulët.

Rezultatet negative dhe vendi i tetë në renditje, ka bërë që të lëkundet stoli i trajnerit.

Së fundmi, ka pasur një përballje mes palëve, por takimi i zhvilluar nuk solli ndryshime konkrete në marrëdhëniet mes tzre. Sarri po menaxhon një skuadër mbi të cilën nuk ka pasur ndikim në merkato, për shkak të bllokimit të tregut dhe vendimeve të klubit.

Trajneri ka theksuar se disa lojtarë i janë bashkuar ekipit pa u konsultuar me të.

Në këtë kontekst, nuk përjashtohen largime të rëndësishme nga skuadra.

E ardhmja e Sarrit mbetet e pasigurt, me teknikun që ka menduar dorëheqjen, por nuk dëshiron të lërë skuadrën në këtë moment të vështirë.

Në krahun tjetër, Lotito heziton ta shkarkojë, sepse do i kushtonte arkave të klubit rreth 12 milionë euro.



Read it all at Bota Sot