Plas sherri në fushë, trajnerin e nxjerrin me zor nga fusha

- Bota Sot

Plas sherri në fushë, trajnerin e nxjerrin me zor nga fusha

Trajneri argjentinas, Horge Sampaoli shquhet për gjaknxehtësi dhe nervat e tradhëtuan gjatë ndeshjes Amerika-MG dhe Atletiko-MG e mbyllur në barazimin 1:1.

Pas përfundimit të derbit, Sampaoli tentoi të zihej me trajnerin e ekipit kundërshtar, Alberto Valentim.

Kjo për shkak se ky i fundit u tall me gjatësinë trupore të argjentinasit. 

Brenda sekondash, lojtarët dhe anëtarët e të dy stafeve të trajnerëve u përfshinë në një përleshje që i detyroi gjyqtarët dhe personelin e sigurisë të ndërhynin.

Sampaoli dukshëm i shqetësuar, u shoqërua në dhomën e zhveshjes mes shtyrjeve dhe britmave.

 

Valentimi mbeti në anë, duke parë rrëmujën nga distanca, ndërsa tifozët bërtisnin, të ndarë midis të qeshurave dhe fishkëllimave.



Read it all at Bota Sot