Tensione te Lazio

- Bota Sot

Tensione te Lazio

Situata mes Lazios dhe Alessio Romagnolit po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar dhe e tensionuar.

Mbrojtësi italian duket i vendosur të pranojë ofertën që ka mbërritur nga Katari, e skuadrës Al-Sadd, duke e afruar gjithnjë e më shumë largimin e tij nga Lazio.

Sipas asaj që raporton ”Calciomercato”, Romagnoli ka folur tashmë me shokët e ekipit, duke u shpjeguar atyre situatën aktuale dhe, në thelb, duke i përshëndetur si një lamtumirë, një sinjal i qartë se vendimi i lojtarit duket tashmë i marrë.

Në këto orë, drejtuesit e klubit bardhekaltër janë përpjekur të ndreqin përçarjen dhe të rikthejnë dialogun me lojtarin, por pa sukses.

Sipas gazetës italiane, Romagnoli nuk duhet të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme të Lazios kundër Lecces.

E ardhmja e mbrojtësit duket gjithnjë e më larg Serie A, ndërsa Al-Sadd bashkë me trajnerin Roberto Mancini pret vetëm dritën jeshile për të mbyllur marrëveshjen.



Read it all at Bota Sot