Suedezët nuk falin, depërtojnë shtatë tifozë serbë në Serbi

- Bota Sot

Suedezët nuk falin, depërtojnë shtatë tifozë serbë në Serbi

Malmo dhe Cërvena Zvezda e Beogradit do të përballen sonte në kuadër të Europa League, por para ndeshjes situata në qytetin suedez ka qenë e tensionuar për shkak të incidenteve mes tifozëve.

Policia suedeze ka konfirmuar se shtatë tifozë të Cërvena Zvezdës do të depërtohen në Serbi, pas përleshjeve të ndodhura një natë para ndeshjes.

Shefi i Policisë, Thomas Rosenberg, ka theksuar se incidentet nuk kanë qenë të përmasave të mëdha, por kanë kërkuar reagim të menjëhershëm.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje që tregojnë grupe të tifozëve famëkeq të Zvezdës, “Delija”, të mbledhur në rrugët e Malms-s.

Situata është komplikuar edhe nga prania e tifozëve kroatë të hendbollit, të cilët ndodhen në qytet për Kampionatin Evropian që po zhvillohet atje.

Kontrollet policore kanë nisur që në aeroport, ku disa tifozëve iu janë konfiskuar rekuizita, gjë që ka ngritur nivelin e alarmit tek autoritetet suedeze.

“Delijet” janë mbledhur fillimisht në disa kafene dhe më pas janë drejtuar drejt sheshit qendror, por policia ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës.

Shefi i Policisë ka thënë: “Ne jemi pjesë e një rrjeti të Europol-it që merret me sigurinë në ngjarjet sportive dhe përmes tij kemi marrë informacione nga policia serbe dhe ajo kroate”.

Autoritetet suedeze kanë paralajmëruar masa të shtuara sigurie.



Read it all at Bota Sot