Trajneri i Al-Ittihad i çudit të gjithë me vendimin e ri për Mario Mitajn

- Bota Sot

Trajneri i Al-Ittihad i çudit të gjithë me vendimin e ri për Mario Mitajn

Skuadra e Al-Ittihad do të zbres në fushë pas pak minutash ndaj Al-Qadsiah, e vlefshme për javën e 17-të në Ligën e Arabisë Saudite.

Trajneri i kampionëve Sergio Conceicao, ka marrë vendimin për të rikthyer në ekip mbrojtësin e Kombëtares Mario Mitajn, madje edhe në pozitë titullari.

Por kjo nuk është e gjitha.

“Timonieri” portugez i ka besuar një detyrë të re shqiptarit, mesfushor i majtë, me qasje ofensive.

Pavarësisht këtij vendimi të ri nga klubi saudit, nuk ka asgjë të sigurtë nëse Mitaj do qendrojë apo do shitet në ditët e fundit të merkatos.



Read it all at Bota Sot