Federata e Futbollit e Maqedonisë ka konfirmuar se shorti për çerekfinalet e Kupës së Maqedonisë do të mbahet nesër (e premte) në orën 12:00.
Pesë ekipe nga Liga e Parë dhe tre nga Liga e Dytë janë kualifikuar midis tetë më të mirave në Kupë këtë sezon, dhe kundërshtarët e tyre do t’i mësojnë nesër.
Ekipet që presin shortin janë: Rabotniçki, Vardari, Struga Trim Lum, Sileksi dhe Shkëndija, Ohrid, Detonit Plachkovica dhe Shkëndija nga Haraçina.
Skuadrat shqiptare me padurim presin ti njohin rivalët.