Valon Berisha refuzon ofertën e gjigantit boshnjak

- Bota Sot

Valon Berisha refuzon ofertën e gjigantit boshnjak

Futbollisti Valon Berisha nuk do t’i bashkohet Zhelezniçarit.

Mesfushori 32-vjeçar i Kombëtares së Kosovës ka refuzuar ofertën zyrtare të klubit nga Grbavica dhe nuk e ka në planet e tij një transferim te skuadra boshnjake.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari italian Lorenzo Lepore, i cili raporton se Berisha po shqyrton opsione të tjera për vazhdimin e karrierës së tij.

“Valon Berisha e ka refuzuar ofertën zyrtare nga Zhelezniçari dhe aktualisht po shqyrton mundësi të tjera”, ka shkruar Lepore.

Pas këtij refuzimi, drejtuesit e Zeljeznicarit pritet të orientohen drejt alternativave të tjera në tregun e transferimeve, ndërsa Berisha vazhdon të kërkojë një destinacion të ri që përputhet me planet e tij sportive.

Zhelezniçari është një nga klubet më të mëdha boshnjake, me gjashtë tituj kampioni vendor dhe gjashtë Kupa të Bosnjës.

Ata po ashtu kanë një titull kampioni në ish-Jugosllavi.



Read it all at Bota Sot