Ekipi i futbollit Prishtina e Re po përgatitet në tokën turke për pjesën e dytë të kampionatit.
Prishtina e Re ka zhvilluar ndeshje miqësore me ekipin nga Hungaria, Budapest Honved.
“Shënojmë fitore në ndeshjen e dytë përgatitore në Antalya, duke mposhtur Budapest Honvéd FC me rezultat 1:0.
Vazhdojmë me intensitet dhe fokus maksimal në fazën përgatitore”, njofton FC Prishtina e Re.
Prishtina e Re është në fund të tabelës me 15 pikë dhe e pret punë e zorshme për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës.