Dinamo e Zagrebit e ka mposhtur me rezultat 4:1 ekipin nga Rumania, Steaua-n, në ndeshjen e xhiros së shtatë të Europa League në futboll.
Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, reprezentues i Shqipërisë, asistoi në golin e dytë të Dinamos, ku shënoi Beljo në minutën e 11-të, duke ndezur atmosferën në ”Maksimir” të Zagrebit.
Për Dinamon shënuan Bakrar (7), Beljo (11 e 71’) e Kulenoviq (90+3) dhe për ekipin rumun Birligea (42).
Hoxha u zëvendësua në minutën e 90+1.
Dinamo renditet në vend të 20-të me 10 pikë e Steaua në të 29-tin me 6 sosh.