Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut (FFM) ka hedhur sot shortin për fazën çerekfinale të Kupës për sezonin 2025/2026, duke nxjerrë çiftet që do të përcaktojnë udhëtarët për në gjysmëfinale dhe rrugën e mundshme drejt trofeut.
Derbi shqiptar në Kupë mes Shkendijës së Tetovës, kampion në fuqi dhe Struga Trim Lum.
Kampioni vjeshtor Vardari do të përballet me GFC Ohrin, të cilët aktualisht janë lider në Ligën e Dytë.
Dy çiftet e tjera janë Shkëndija e Haraçinës - Rabotniçki dhe Detonit Plaçkovica - Sileksi.
Gjysmëfinalja e parë do të përfshijë fituesin e ndeshjes Vardari/GFK Ohrid kundër fituesit Detonit/Sileks, ndërsa e dyta do të përfshijë Struga/Shkendija kundër Shkendija H -Rabotniçki.
Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 25 shkurt. Nëse rezultati është i barabartë pas 90 minutash, do të kryhen penalltitë.