Një sulmues nga Gana për Bylisin

- Bota Sot

Një sulmues nga Gana për Bylisin

Bylisi ka prezantuar afrimin më të ri në merkaton e janarit.

Sulmuesi Faisal Charwetey nga dita e sotme është zyrtarisht një lojtar i mallakastriotëve.

“Bylis ka kënaqësinë të prezantojë zyrtarizimin e bashkëpunimit me sulmuesin Faisal Charwetey, nga Gana.

23-vjeçari vjen nga elita e futbollit ganez dhe është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Mirel Josa, për të dhënë kontributin në realizimet e synimeve që ka klubi ynë.

I urojmë mirëseardhjen dhe suksese lojtarit tonë më të ri!”, shkruhet në njoftimin e klubit mallakastriot.



Read it all at Bota Sot