Skuadra e Rabotniçkit e mposhti liderin vjeshtor në Ligën e Dytë maqedonase, ekipin e Ohrit, me një rezultat të pabesueshëm 8:2 në ndeshjen miqësore që u luajt ditë më parë në stadiumin e Lokomotivës në Shkup.
Në këtë ndeshje u shënua një numër i habitshëm golash, dhe Ohri luajti shumë, shumë dobët, madje i edhe nën nivelin e asaj që tregoi në Ligën e Dytë, ku është lider aktual në pjesën vejshtore.
Jozyrtarisht, FFM mori një raport se ekipi i Ohrit luajti “dobët” në këtë ndeshje dhe se ka dyshime se disa nga golat u pranuan pa përpjekje maksimale nga lojtarëve të Ohridit.
Në pikat e basteve, u regjistruan edhe baste të mëdha në periudha të caktuara të ndeshjes, dhe pikërisht në shënimin e shumë golave. Thuhet se basti ishte gjithashtu i madh, rreth 70,000 euro.
A do të fillojë FFM ndoshta një procedurë për këtë ndeshje miqësore, si dhe për disa përgatitje të tjera dimërore të klubeve nga Maqedonia nga Liga e Parë dhe e Dytë?
Pritet edhe një qëndrim zyrtar i FFM-së për këtë çështje. Klubi i Rabotniçkin ka dal me qëndrim se është larg këtyre lojarëve jashtëligjore të sportit që prekin futbollin.