Synon të forcojë krahun e majtë

- Bota Sot

Synon të forcojë krahun e majtë

Tottenham Hotspur ka bërë një lëvizje surprizë për të nënshkruar me mbrojtësin e Liverpoolit, Andy Robertson, para mbylljes së afatit kalimtar të janarit. Liverpool ka nisur bisedime paraprake me Spurs pas një qasje zyrtare për 31-vjeçarin, i cili do të përfundojë kontratën në fund të sezonit.

Robertson, pjesë e Liverpoolit që nga viti 2017 pas transferimit nga Hull City për 8 milionë paund, ka diskutuar tashmë me klubin rreth rinovimit të kontratës, por ende nuk ka një marrëveshje të arritur.

Tottenham, nën drejtimin e Thomas Frank, synon të forcojë krahun e majtë dhe ka parë mundësinë për të siguruar përvojën e Robertsonit. Liverpool po shqyrton ofertën me kujdes, duke pasur parasysh faktin se lojtari mund të largohet në verë pa asnjë kompensim financiar.

Pavarësisht se ka qenë një titullar i rregullt gjatë pjesës më të madhe të karrierës së tij te Reds, Robertson ka humbur vendin këtë sezon përballë të riut Milos Kerkez, i cili është bërë zgjedhja e parë e Slot në krahun e majtë pas transferimit 40 milionë paund nga Bournemouth.

Liverpool mund të rikthejë edhe Kostas Tsimikas nga huazimi te Roma për të siguruar mbulimin e mbrojtësit të majtë, ndërsa Robertson ka luajtur vetëm 11 ndeshje këtë sezon dhe ka grumbulluar gjithsej 363 paraqitje për Reds.



Read it all at Bota Sot