Skuadra që synon kthimin në Premier League prezanton Anis Mehmetin

- Bota Sot

Skuadra që synon kthimin në Premier League prezanton Anis Mehmetin

Futbollisti shqiptar, Anis Mehmeti ka kryer testet mjekësore te skuadra e re.

Lojtari “kuqezi” është prezantuar te skuadra e Ipswich Town, që bën gara në Championship.

Skuadra që synon të futet në Premier League pritet t’i paguajë rreth 3 milionë funta për Mehmetin te Bristol Cityn.

Mehmeti gjatë këtij sezoni me fanellën e Bristol Cityt ka shënuar tetë gola dhe ka bërë gjashtë asiste.



Read it all at Bota Sot