Gavi është praktikisht i rikuperuar nga dëmtimi dhe tani do të riintegrohet gradualisht në stërvitjen e ekipit të Barcelonës.
Ditët e fundit, ai është stërvitur në palestër për të forcuar muskujt dhe ka punuar me fizioterapistin ndërsa tani ka filluar stërvitjen në fushë, duke u rikthyer në vrapim.
Ideja është që, afërsisht pas dhjetë ditësh, ai të kthehet në stërvitje me grupin. Gjendja e mesfushorit do të vlerësohet ditë pas dite në varësi të mënyrës se si reagon gjuri i tij, por, të paktën, ky është plani me të cilin klubi po punon për rikthimin e spanjollit.
Hapi tjetër do të jetë të shohim se kur ai mund të kthehet për të luajtur një ndeshje zyrtare me Barcelonën.
Është më e vështirë të thuhet se kur, megjithëse ideja është që ai të kthehet për të luajtur në mes të shkurtit.
Gjithçka do të varet nga mënyra se si përparon rikuperimi i tij në seancat e para stërvitore me grupin.
Gavi u lëndua shtatorin e kaluar dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale artroskopike për të riparuar një këputje në meniskun medial të të njëjtit gju, në të cilën pësoi dëmtimin tjetër në nëntor 2023.