Futbollisti i Kombëtares së Senegalit, El Hadji Malick Diouf është rikthyer në stërvitje te West Ham Unitedi në Angli.
Pas suksesit që pati me kombëtaren e tij, triumfin në Kupën e Afrikës, 21-vjeçari është rikthyer te bashkëlojtarët e tij në Londër.
Ai u prit si një kampion i vërtetë nga shokët e skuadrës së “The Hammers”.
Kujtojmë që lojtari senegalez te West Ham ishte transferuar nga Slavia e Pragës në korrik të vitit 2025 për 22 milionë euro.