Të shtunën dhe të dielën do të luhen ndeshjet e javës së 19-të të Kategorisë së Parë.
Të shtunën, në 24 janar, do të luhen pesë ndeshje, midis të cilave spikat takimi ndërmjet Besës dhe Skënderbeut, që do të luhet në stadiumin e Luzit, në orën 13.30, dhe do të transmetohet direkt në RTSH Korça.
Kavajasit mbajnë vendin e gjashtë, me 24 pikë, vendi i fundit që të çon në play-off, ndërsa korçarët kryesojnë kampionatin me 41 pikë.
Po të shtunën në orën 13.30 do të luhen edhe takimet e tjera. Burreli do të presë Laçin, Korabi luan me Ilirinë, Kastrioti pret Pogradecin, ndërsa në duelin e fundit të tabelës Luftëtari pret Kukësin.
Java do të mbyllet të dielën me derbin e Myzeqesë. Në orën 13.30, në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier dhe direkt në RTSH 2, do të luhet ndeshja midis Apolonisë dhe Lushnjës. Fierakët mbajnë vendin e shtatë, me 22 pikë, ndërsa Lushnja është e dhjeta, me 19 pikë.