Camizares: Ju tregoj pse García ndihet “i tradhtuar”

- Bota Sot

Camizares: Ju tregoj pse García ndihet “i tradhtuar”

Santi Cañizares, ish-portier i Real Madridit dhe Valencias, tha se Joan García nuk po kalon mirë te Barça, pasi është thuajse e pamundur ta mbajë portën e pastër, edhe pse performanca e tij është e shkëlqyer.

Për Cañizares, problemi nuk është portieri, por skuadra që e rrethon, sidomos mbrojtja:

“Nuk ka një prapavijë që e mbron, nuk ka një mbrojtje që i jep besim.

E lënë shumë të ekspozuar gjatë gjithë ndeshjeve, kjo e vështirëson jashtëzakonisht punën e tij për ta mbajtur portën e pastër”.

Ai shtoi se te Barça mungon koncepti difensiv për ta mbrojtur portierin, kjo mund të ndikojë te mendja dhe performanca e Joan García këtë sezon: “Portieri dëshiron ta mbajë portën e pastër dhe të shohë se si e ndihmon skuadra. Pa këtë mbështetje, është normale që besimi të ulet”.

Cañizares e krahasoi situatën me mesfushorët që shpesh nuk ndihmojnë qendërmbrojtësit, duke i lodhur ata mendërisht.

Ai pranoi se në disa ndeshje Joan García dukej “pak i humbur”, por e gjitha kjo lidhet me dobësinë mbrojtëse të Barcelonës.

Megjithatë, Cañizares e mbrojti portierin, duke thënë se ai ka një nga perspektivat më të mëdha në Europë dhe është aktualisht portieri më i mirë në Spanjë, pavarësisht se nuk është thirrur te përfaqësuesja, një vendim që mund të ndikojë në Botërorin e ardhshëm.



Read it all at Bota Sot