Edhe një herë tjetër “Opta”, përmes superkompjuterit të saj, parashikon javë pas jave favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve. Dhe renditja aktuale jep sinjale në lidhje me ecuritë e skuadrave deri tani.
Kështu, në një rifreskim të fundit të të dhënave, Arsenali mbetet skuadra më e akredituar, për të kaluar jo vetëm raundin e të tetave, por ka edhe 84.6% shanse, për të shkuar në çerekfinale, pra në turin tjetër. Janë këto statistika, që shpjegojnë përse
“Opta” u jep atyre 49% shanse për finale dhe mbi 30% për trofeun.
Një tjetër skuadre angleze, Liverpuli, ka 94.5% shanse për të kaluar të tetat e finaleve dhe 65.6% për çerekfinale.
Ndërsa Man.Siti ka 60% për raundin e të tetave dhe 62% për çerekfinalet. Renditja aktuale flet qartë për dominimin e klubeve angleze, të cilat po bëjnë ligjin në “Champions”.
Plot pesë skuadra nga Premier Ligë janë mes më të mirave, duke e kthyer Anglinë në protagonisten absolute të këtij edicioni dhe Arsenalin që i prin të gjithë me 100% fitore në 7 neshje të luajtura të Fazës së Ligës. Paradoksalisht, jashtë tetëshes së parë mbetet Mançester Siti, një nga favoritët kryesorë për fitimin e trofeut.