Bylisi bën befasi

- Bota Sot

Bylisi bën befasi

Bylisi ka marrë një rezultat shumë të rëndësishëm për fatet e Superiores, teksa ka ndalur në Ballsh Egnatian kryesuese.

Ndeshja ka qenë shumë e luftuar, teksa në pjesën e parë Egnatia kaloi në avantazh dhe dukej në kontroll të sfidës.

Por në të dytën, mallakastriotët shënuan dy herë brenda pak minutash dhe u desh goli i Adjesa për të kthyer përsëri në lojë rrogozhinasit.

Ata provuan në çdo mënyrë të shënoni, duke humbur edhe raste të pabesueshme

Por në fund u desh të dorëzoheshin në këtë barazim 1-1 që vë në diskutim tashmë edhe kreun e renditjes për ta, ndërsa i jep shpresa për mbijetesën Bylisit pas një periudhe krize/



Read it all at Bota Sot