Protagonist në fitoren e Interit

- Bota Sot

Protagonist në fitoren e Interit

Federiko Dimarko ishte një nga protagonistët kryesorë të përmbysjes spektakolare të Interit ndaj Pizës, e mbyllur me fitoren 6-2 në “San Siro”.

Pas ndeshjes, anësori zikaltër foli për DAZN duke theksuar karakterin dhe dëshirën e skuadrës për të mos u dorëzuar pas fillimit të vështirë.

“Nuk e nisëm mirë ndeshjen, por kishim shumë dëshirë për ta fituar. Ishte e rëndësishme të shënonim të paktën një gol në pjesën e parë dhe arritëm të realizonim tre, duke e kthyer menjëherë ndeshjen”, u shpreh Dimarko pas suksesit të madh të Interit.

Më tej, lojtari foli edhe për rrugëtimin e tij personal dhe profesional, duke nënvizuar punën e madhe të bërë pas një sezoni të kaluar të vështirë

. “Kam punuar fort në stërvitje dhe pas një fundsezoni negativ kam nisur nga e para, duke u përqendruar te përmirësimi, si në fushë ashtu edhe në aspektin personal”, përfundoi Dimarko.



Read it all at Bota Sot